Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se në Hagë do të intervistohet më 16 janar.
Ai, në një prononcim nga Aeroporti i Prishtinës para nisjes në Hagë, ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar.
“Do të intervistohem më 16 janar. Nuk e di në çfarë cilësie. Para se të vij këtu kam pasur një vizitë nga kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Lushtaku para gazetarëve, raporton KTV.
I pyetur nëse e ka telefonuar edhe presidenti Thaçi, ai ka thënë se kjo nuk është e ndaluar.
“Më kanë telefonuar të gjithë miqtë e mi. Natyrisht se dhe Presidenti”, ka thënë Lushtaku.
Së bashku në Hagë me Sami Lushtakun do të shkojë edhe deputeti Milaim Zeka. Ai ka thënë se po shkon për shoqërim të z. Lushtaku, pasi siç ka thënë beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së.