Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim peci konsideron se me mos-dorëzimin e dokumenteve Ekipit Negociator nga ana e Presidencës, ekipi dialogues po shndërrohet në oborrtarë të Presidencës.
Si pasojë e kësaj, Peci vlerëson se po rrezikohet edhe shtetësia e vendit.
“Rrugë të vështirë kemi para vetit, dhe atë plotë me gropa, që po duket se shumë më tepër do t’i bëjmë në vetës, se sa që do na i bëjnë të tjerët. Me këtë lloj qasje të “gropë hapjes” mundet shumë lehtë edhe t’ia hapim varrim shtësisë së Kosovës”, ka thënë ai, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror Facebook.
Reagimi i tij i plotë:
Mos-dorezimi i dokumenteve Ekipit Negociator nga ana e Presidences eshte sinjal i qarte se ky ekip eshte duke u shnderruar ne “oborrtare” te Presidences, dhe se atributi “shteteror” po tregohet se eshte farse.
Rruge te veshtire kemi para vetit, dhe ate plote me gropa, qe po duket se shume me teper do t’i bejme ne vetes, se sa qe do na i bejne te tjeret. Me kete lloj qasje te “grope hapjes” mundet shume lehte edhe t’ia hapim varrim shtesise se Kosoves.
Per kete arsye, kemi obligim te gjithe, si politika, ashtu edhe mediat dhe shoqeria civile, te jepim maksimumin tone qe mos te lejojme qe para syve tane te na shkaterrohet e ardhmja e jone dhe brezave qe do vijne pas neve.