Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lluka thotë se do të vazhdojë puna në miniera

    11/01/2019 | 23:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, thotë se pas takimeve me Këshillin Grevistë të Minatorëve, Sindikatën e Trepçës dhe Bordin e kësaj ndërmarrje, sot u dakorduan që të vazhdoj puna në miniera.

    Trepça, thotë tutje Lluka, do të bëhet një ndër ndërmarrjet kryesore në vend dhe kjo do të shihet këtë vit.

    Lluka gjithashtu ka thënë se sot ka dërguar kërkesë për auditim të detajuar të kësaj ndërmarrje tek Auditori i Përgjithshëm, në mënyrë që të ketë një pasqyrë të qartë të kësaj ndërmarrje.

    Lexoni të plotë shkrimit e Llukës të postuar në Facebook:

    Të nderuar qytetarë,

    Të nderuar minatorë,

    Sot u dëshmua që dialogu social është forma më e mirë e zgjidhjes së problemeve me ndërmarrjet publike. Pas shumë takimeve me Këshillin Grevistë të Minatorëve, Sindikatën e Trepçës dhe Bordin e kësaj ndërmarrje, sot u dakorduam që të vazhdoj puna në miniera, për çka e falënderoj përzemërsisht Kryetarin e Këshillit Grevist, Ferid Neziri dhe atë të Sindikatës, Shyqyri Sadiku, së bashku me kolegët e tyre të cilët kuptuan shumë qartë situatën e rëndë aktuale në Trepçë, që ka ardhë kryesisht për shkak të menaxhimeve të dobëta ndër vite.

    • Trepça do të bëhet një ndër ndërmarrjet kryesore në vend dhe kjo do të shihet këtë vit.

    • Minatorët do të kenë benefitet që i takojnë dhe që janë kërkuar për shumë vite, të cilat do të trajtohen me ligjin për minatorët. Ndër to, pensionimin e hershëm dhe sigurimin shëndetësorë për shkak të kushteve të vështira që punojnë.

    • Minatorët e Artanës dhe të Kishnices do të shohin nivelizim të pagave, me ata të Stan Tërgut, duke filluar nga ky muaj.

    • Do të ketë mbikëqyrje më të afërt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Bordi karshi menaxhmentit rreth menaxhimit të kësaj ndërmarrje.

    • Menaxhmenti do të ulë shpenzimet e panevojshme dhe do t’i reflektoj këto kursime në rritje të mirëqenies së minatorëve.

    • Rritja e performances në Trepçë do të rezultoj me rritje të pagave për minatorët.

    Gjithashtu, sot kam dërguar kërkesë për auditim të detajuar të kësaj ndërmarrje tek Auditori i Përgjithshëm, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të kësaj ndërmarrje.

    Ne do të bëjmë përpjekje që në muajin Shkurt të këtij viti, të regjistrohet Trepça si shoqëri aksionare dhe të shpallen pozitat menaxheriale kryesore.

    Trepça do të ringjallet dhe nuk ka alternativë tjetër!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Vetëvendosje vazhdon me Haxhiun në seancën e 20-të, partitë tjera kërkojnë tjetër emër
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    • Hasani: Masakrën e Dubravës e kreu shteti serb, por sot gjykohet UÇK-ja
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.