Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lladrovci u kërkon mësimdhënsëve t’i kthehen mësimit, dhe i bën horë

    21/01/2019 | 18:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas takimit me udhëheqësit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka ftuar ata t’i kthehen mësimit, sepse, sipas tij, kërkesa bëhet për shkak të fëmijëve dhe nxënësve, të cilët nuk duhet të preken nga zhvillimet dhe dialogu Qeveri-SBAShK-u.

    E një herë, e rikonfirmoj ftesën time: Mësues, arsimtarë e profesorë të komunës së Drenasit, kthehuni në klasa dhe vijoni mësimin! Si shtet dhe shoqëri, jemi vonë, në të gjitha fushat e jetës, edhe në arsim. Një orë e humbur, nuk kompensohet”, ka shkruar kryetari Ramiz Lladrovci.

    Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:

    “Pas takimit me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në komunën e Drenasit, kam theksuar rëndësinë e procesit arsimor dhe mbajtjen e orëve të mësimit. Edhe pas kësaj mbledhjeje dhe diskutimi me udhëheqësit sindikal arsimor të komunës tonë, bindja ime është që mësimi duhet të vazhdojë pa vonesë.

    Arsimi është trajtuar dhe po trajtohet me prioritet të lartë. Pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive, apeloj te kuadri arsimor i komunës së Drenasit por edhe në tërë vendin, të bëj të pamundurën dhe të vijojë me mësim në të gjitha nivelet. Kërkesa ime bëhet për shkak të fëmijëve dhe nxënësve tanë, të cilët nuk duhet të preken nga zhvillimet dhe dialogu Qeveri-SBAShK.

    E një herë, e rikonfirmoj ftesën time: Mësues, arsimtarë e profesorë të komunës së Drenasit, kthehuni në klasa dhe vijoni mësimin! Si shtet dhe shoqëri, jemi vonë, në të gjitha fushat e jetës, edhe në arsim. Një orë e humbur, nuk kompensohet. Gjithsesi, paga për arsimtarët dhe kushtet për procesin mësimor, duhet të jenë dinjitoze dhe shpreh solidaritet, por, këto nuk arrihen me grevë.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.