Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lista Serbe i del publikisht kundër presidentit Hashim Thaçi

    23/01/2019 | 10:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deklarata e presidentit, Hashim Thaçi se bashkimi i Mitrovicës është proces i pandalshëm, ka ngjallur reagimin e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq i cili e quajti këtë deklaratë si sulmin më të ri ndaj paqës në Kosovë.

    Rakiq, përmes një deklarate, thotë se në emër të popullit serb e porositë Thaçin, se serbët kurrë nuk do të lejojnë bashkimin e jugut dhe veriut të Mitrovicës, pasi siç thotë, kjo do të ishte një “parakusht për pastrim etnik nga qyteti i vetëm në të cilin serbët i shpëtuan pastrimit etnik në vitin 1999”.

    Ai thotë se serbët janë gjithnjë e më të përkushtuar ndaj paqes, bashkëjetesës me të gjithë dhe se këtë e kanë dëshmuar duke ruajtur karakterin shumë etnik të qytetit në të cilin bashkë me serbët jetojnë boshnjakët, shqiptarët, romët, goranët, turqit dhe egjiptianët.

    “Me punë dhe jo me fjalë kemi treguar se si duhet të respektohet diversiteti, por deklaratat që bëhen nga Thaçi, po përpiqen ta trembin popullin serb në këtë rajon dhe të njëjtat i kundërshtojmë me neveri” thekson në deklaratë, kreu i Listës Serbe Goran Rakiq, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkimi i qytetit të Mitrovicës, është proces i pandalshëm. Ai të marten, priti kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiti, i cili ia dorëzoi Thaçit një peticion me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

    Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për bashkimin e qytetit të Mitrovicës tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.