Një punëtor i një pike karburanti në fshatin Babush i Muhaxhirëve, komuna e Lipjanit, ka njoftuar Policinë se një person i dyshuar ka paguar derivatet me para të falsifikuara.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, punëtor në një pompë të derivateve, ka njoftuar se një person –vozitës i pa njohur me një automjet (tabelat ankuesi nuk i dinë) është shërbyer me derivate me ç’ rast ka bërë pagesën me një monedhë prej 100 (njëqind) Euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit monedha e dyshuar është konfiskuar nga Policia, kurse rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.