Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh koordinator kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Limaj ka thënë se hapja e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit është momenti më i rëndësishëm pas Pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.
“Sot është një moment i rëndësishëm i fillimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Është momenti i dytë më i rëndësishëm që pas Pavarësisë së Kosovës” tha Limaj.
Limaj tha se Shqipëria dhe Kosova, janë futur fuqishëm për zhvillimin ekonomik dhe kjo, sipas tij, k’tu është lajm i mahnitshëm për ekonomikë.
“Kosova dhe Shqipëria kërkojnë fusha të shumta të integrimit. Fuqishëm jemi futur të dy qeveritë për zhvillimin ekonomik dhe kjo k’tu është lajm i mahnitshëm për ekonomikë. Sa më pak burokraci dhe një mundësi e jashtëzakonshme. Nga sot Kosova e ka portin e vetë ashtu siç edhe e ka pas, por formalisht do të jetë e Kosovës, pra në Durrës si qendër e rëndësishme e zhvillimit tonë ekonomik. Shfrytëzoj rastin të falënderoj ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, dy drejtoritë e Doganave, ekspertët që kanë punuar shumë për një realizim të këtij projekti për të hapur sot Zyrën Doganore të Kosovës. Urime ekonomistëve e njerëzve të cilët do të qarkullojnë dhe jam i bindur se do t’u mundësojë qarkullimin e mallrave në botë jo vetëm Kosovë e Shqipëri” tha ai.