Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Limaj befason me deklaratë rreth Gjykatës Speciale

    16/01/2019 | 22:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur për herë të parë në Zona B rreth kërkesave të cilat tema do t’i hapë Delegacioni Shtetëror gjatë procesit të dialgout.

    Limaj ndër temat kyçe si kërkesë gjatë fazës finale, ka bërë të ditur se do të kërkohet të ketë Gjykatë Ndërkombëtare për të hetuar masakrat dhe gjenocidi i kryer në Kosovë, njofton Klan Kosova.

    ”Për atë që merremi vesh nëse nuk ratifikohet nga të dyja vendet nuk ka implementim. Ky është pozicioni që do të kërkojmë ne nga Bashkimi Europian”.

    ”Tek rinegociimi, për cka e kemi temën e të pagjeturve. Nuk është cështje teknike cështja e të pagjeturve, bash është politike. Nuk janë cështje teknike krimet e luftës”.

    ”Kemi kërkuar temë të veçantë, do të kërkojmë Gjykatë Ndërkombëtare njëjtë sic po bëhet me Kosovën. Adresimi i masakrave që janë kryer në Kosovë duhet të hetohen dhe drejtësia do të merret me ato tema”.

    ”Këtu është politikë, Serbisë duhet t’i vëjmë kush, Serbia duhet t’i hap arkivat shtetërore. Serbia ka vazhduar afatin e sekretit të dokumentacionit të dosjeve të luftës së Kosovës”.

    ”Duhet të ketë marrëveshje politike. Imagjinoni sikur ne ta kërkojmë kusht që ne s’vazhdojmë në bisedime derisa t na jepni gjithë arkivën e të pagjeturve tanë, e cila është kërkesë shumë më humane sesa ajo që po e bëjnë ata pas taksës”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.