Derisa partnerët e koalicionit qeveritar aktualisht gjenden në një takim të përbashkët, raportohet se një telefonatë e rëndësishme pritet të ndodhë sot nga Shtëpia e Bardhë.
Këtë telefonatë nga Ëashingtoni sipas asaj që raporton Klan Kosova pritet ta bëjë, John Bolton, këshilltari i presidentit të SHBA-vë, Donald Trump, me tre liderë të ndryshëm që kanë të bëjnë me Kosovën por edhe me Shqipërinë.
Një telefonatë John Bolton pritet ta realizojë me presidentin e vendit Hashim Thaçin, kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn si dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.
Nuk dihet nëse ende është zhvilluar kjo telefonatë por siç merr vesh Klan Kosova tema kryesore e kësaj bisede telefonike mund të jetë çështja e dialogut mes Kosovës e Serbisë.