Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lekaj: Do ta gjobisim “Bechtel & Enkan” për vonesën në autostradën “Arbën Xhaferi”

    14/01/2019 | 20:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar në emisionin “Puls” të KTV-së, se konsorciumi “Bechtel & Enka” do të gjobitet, nëse ashtu është paraparë në kontratë nëse autostrada “Arbën Xhaferi” nuk përfundon më 31 dhjetor 2018.

    Sipas tij, do të implementohet çka do që është e shkruar në kontratë.

    “Kontrata e parë ishte 42 muaj dhe nuk është kryer e është histori në vete. Ka ardhur aneks-kontrata tjetër që ka paraparë të përfundojë më 31 dhjetor 2018. As kjo s’është kryer dhe mund të them lirshëm që çka do që shkruan në kontratë, do ta implementoj në përpikëri. Në kontratë janë të gjitha obligimet që ka punëdhënësi, qeveria, dhe punëmarrësi ‘Bechtel & Enka’ që është dash të përmbahet në përpikëri aneks kontratën. Jam i vendosur që çka do që shkruan aty të zbatohet”, ka thënë ai duke shtuar se nëse pas vlerësimit të ekspertëve del që punëmarrësi s’ka kryer punët sipas kontratës, do të vijë gjobitja.

    Sa i përket pagesës prej 53 milionë eurosh gjobë për vonesën e pagesave lidhur me autostradën “Ibrahim Rugova”, Lekaj ka thënë se obligimi do të kryhet deri më 30 qershor.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.