Viti që lamë pas ishte padyshim një vit i mbushur me suksese për këngëtaren Dafina Zeqiri.
Por Dafina ka premtuar se edhe gjatë këtij viti do të ketë mjaft surpriza nga ajo.Surpirizën e parë, ajo e ka bërë me anë të një postimi në Instastoryn e saj.
Dafina ka shkruar se ka gjetur zgjidhjen për zënkat këtë vit dhe nuk është aspak e interesuar të rrethojë veten me negativitet.
E gjithashtu duket dhe si një mesazh për zënkat në të cilat ajo apo njerëzit pas saj janë përfshirë në të shkuarën.
Postimi i këngëtares:
“Sa për informacionin tuaj…Nuk do të debatoj më në 2019-ën. Do të dërgoj “ok” dhe do të vazhdoj jetën time”.
Ndërsa ne sjellim në kujtesë se kohën kur Dafina dhe Ledri Vula ishin në një lidhje dhe ky i fundit u përfshi në një sherr me grushta me
Krenar Çoçaj dhe përfunduan në sallën e gjyqit.Në atë kohë në mediat rozë qarkullonte lajmi se molla e sherrit ishte bërë Dafina Zeqiri.
E mesa duket nga postimi Dafina ka hequr dorë nga sherret.