Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    LDK-ja paralajmëron padi për Hashim Thaçin në Gjykatë Kushtetuese

    25/01/2019 | 11:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar padi në Gjykatën Kushtetuese ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për shkak se ky i fundit po e zvarrit procesin e emërimit të anëtarëve të KQZ-së.

    Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ende nuk janë emëruar anëtarët e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, për të cilin institucion thotë se është paralizuar.

    Sipas tij, nëse presidenti i vendit nuk vepron në bazë të kompetencave të tij kushtetuese në raport me emërimet në KQZ, atëherë ai do të përballet me padinë e LDK-së.

    “Ende nuk janë emëruar anëtarët e KQZ-së nga ana e presidentit. Po bëhen 10 muaj që KQZ është e pa autorizuar. Janë plot anëtarë në kuvende komunale dhe deputetë që presin për certifikim. Presidenti ka obligim kushtetues që të emërojë anëtarët e KQZ-se, ai duhet të veprojë sipas Kushtetutës, ndryshe do të përballet me padinë e Lidhjes Demokratike në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Hoti

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.