Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, njofton Klan Kosova.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
“Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore të intensitetit të dobët deri mesatar, kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në pjesët tjera do të ketë riga të dobëta shiu”,shkruhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.
Ndërsa në mëngjes në shumë territore parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius”.
“ Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Kjo gjendje meteorologjike me këto elemente aktive do të krijoj kushte për një cilësi relativisht të mirë të ajrit”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovë.