Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ky është dallimi mes PDK e VV karshi kërkesave për Qeverinë, sipas Glauk Konjufcës

    20/01/2019 | 12:14Updated:20/01/2019 | 12:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përderisa Partia Demokratike e Kosovës po kërkon nga Haradinaj të jetë më ‘e butë’ karshi Serbisë, të njëjtën gjë nuk po kërkon Lëvizja Vetëvendosje. Kështu ka thënë Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje.
    Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se PDK po e shantazhon kryeministrin Haradinaj, kur nga ai po kërkon të jetë më e butë me Serbinë.

    Konjufca në një intervistë për Kosovapress ka thënë partia e tij nuk mendon që Ramush Haradinaj, të rrëzohet nga qeveria për shkak të qëndrimeve me Serbinë.

    “PDK-ja në njëfarë mënyrë po e shantazhin kryeministrin Haradinaj, sepse është duke kërkuar që ai të jetë më i butë ndaj Serbisë. Lëvizja Vetëvendosje është e kundërta nuk mendon që Ramush Haradinaj duhet të rrëzohet për shkak të Serbisë. Ramush Haradinaj duhet me u rrëzu për shkak të qeverisjes së brendshme”, ka thënë Konjufca, shkruan Insajderi.

    Gjatë kësaj interviste, Konjufca ka folur edhe për ngritjen e mundshme të një mocioni për votë besim ndaj qeverisë.

    Sipas tij Haradinaj duhet të rrëzohet për shkak të keqqeverisjes, por assesi për shkak të taksës që ka vendosur ndaj Serbisë.

    Deputeti i Vetëvendosjes ka theksuar se taksa e vendosur është njëra prej atyre pak veprimeve të rralla, të mira që i ka bërë sipas tij Qeveria Haradinaj./Insajderi.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.