Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ky është biznesmeni shqiptar që i vodhën 10 mijë euro dhe ia lidhën familjen

    13/01/2019 | 10:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozetit në Durrës ndodhi një grabitje. Një familje e tërë u terrorizua nga tre grabitës të armatosur e maskuar, të cilët i kanë bërë prite biznesmenit shqiptar Elton Kelmendi në derën e shtëpisë.
    Tre hadutët ishin veshur si policë dhe në momentin kur kanë parë Eltonin të afrohej me të birin e mitur drejt derës së shtëpisë ja kanë drejtuar pistoletën në kokë.

    Foto e më poshte tregon dhe biznesmenin 38 vjeçar me të birin, i cili u mor peng për disa minuta nga grabitësit, fill pasi këta të fundit hynë në shtëpinë e të riut dhe lidhën të gjithë familjen nën terrorin e armëve.

    Fatmirësisht pasi morën paratë dhe peng djalin e mitur, grabitësit kanë vendosur që ta lënë disa metra më tutje fëmijën duke u larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Fëmija ka shkuar me vrap në shtëpi i vetëm dhe më pas është lajmëruar policia nga biznesmeni.

    Deri më tani nuk ka asnjë emër të bërë zyrtar nga ana e policisë se kush mund të jenë grabitësit apo pista e mundshme e hetimit. Mbrëmjen e djeshme, pavarësisht tronditjes, biznesmeni dhe gruaja e tij kanë dëshmuar në polici mbi ngjarjen e rëndë./Express

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.