Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga persoant i cili dyshohet të jetë i përfshirë në grabitjen e njërës prej bankave në qendër të Prishtinës në nëntor të vitit të kaluar.
Zëdhënënsja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Insajderi, se i dyshuari është arrestuar sot nga hetuesit policorë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.
“I dyshuari për të cilin ekziston dyshimi se është përfshirë në një rast të grabitjes është arrestuar sot. Grabitja ka ndodhur me datën 26.11.2018 në rrugën “Robert Doll” saktësisht në filialin e një banke”, ka Ahmeti.
Ahmeti shtoi se i dyshuari A.R, 24 vjeçar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast dhe disa raste të tjera të natyrës së njëjtë. /Insajderi.com