Personi i varur nga fshati Dubravë e Istogut është 18 vjeçari Jetmir Bekaj, shkruan Gazeta Metro.
Sonte rreth orës 17:50 një personi është gjetur i varur në shtëpi, por shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti nuk dihen ende.
Rastin për Metron përmes telefonit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës , Driton Rugova.
“Rreth orës 17:50 Policia është informuar se në fshatin Dubravë të Istogut është një person i varur dhe se dyshohet se ka varur veten.Me të marr informatën, patrulla e njësisë përkatëse ka shkuar në vend të ngjarjes. Viktima është i gjinisë mashkullore. Rastit i është përgjigjur edhe mjeku kujdestar, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova për Metron.
Rugova ka thënë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.
Ngushëllime familjes dhe miqve të Jetmirit./gazetametro.net