Përveç të ftohtit në vend, ditëve të fundit ka mbizotëruar edhe një paqartësi. Dy persona ‘të motit’ janë përplasur, teksa po tentonin ta parashikonin motin e kësaj jave, shkruan Insajderi.
Mendimi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova nuk është pajtuar me ish-drejtorin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj për temperaturat që do të mbizotërojnë këtë javë në Kosovë.
Derisa djali i Rugovës, thoshte se moti në fillim të kësaj jave do të jetë shumë i ftohtë, Sylë Tahirsylaj kishte thënë se në kjo javë do të jetë më e mirë se ajo që sapo e kaluam.
“Të hënën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, ku në orët e paradites mund të jenë më intenzive. Ditën e martë, shumë ftohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët, kohëpaskohe me reshje lokale bore”, kishte shkruar Rugova për motin e kësaj fillimjave.
Diçka më ndryshe ka parashikuar motin për këtë fillim të javës ish-drejtori i Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës. Tahirsyla nuk e ka paraqitur motin si “shumë të ftohtë” ashtu siç e ka parashikuar Mendim Rugova.
Tahirsyla ka thënë se kjo javë do të jetë më e mirë se java që e kaluam.
“Të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet, ndërsa të dielën dhe të hënën do të ketë ndonjë reshje sporadike jo në shkallë vendi. Prandaj na pret një javë tjetër më e mirë se kjo javë që po kalojmë”, ka deklaruar Tahiri ditë më parë.
Duke pasur parasysh vetëm këto orë të së hënës, del se Tahirsylaj ka pasur më shumë të drejtë. Reshjet e borës deri më tani janë sporadike dhe jo në nivel vendi, pasi në disa qytete tani nuk ka reshje të borës.
Për borën nuk ka gabuar as Mendim Rugova, por duke e krahasuar mëngjesin e kësaj të hëne me mëngjesin e të hënës së shkuar, temperaturat i japin më shumë të drejtë Tahirsylajt.