“Mpuq e ki” është vetëm një nga këngët hit të këngëtarit Meda, i cili e ka bërë bindshëm për vete publikun në Kosovë, shkruan “Kosovarja”.
Meda është ndër ata këngëtar që tregun muzikor e kanë të rezervuar. Ai, e arrin kulmin e angazhimit gjatë sezonit veror.
Meda, në dimër jeton mes Kosovës dhe Gjermanisë, ndërkohë që i përkushtohet shumë të shoqes dhe fëmijëve, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtari ka relacion shumë të mirë me pjesën më të madhe të estradës, me disa prej të cilëve ka raporte shumë miqësore.
Meda, ka një respekt special për Shkurte Fejzen, të cilën madje e cilëson si divën e estradës./Kosovarja/