Vitet e 90-ta ishin një sfidë në vete për të gjithë popullin shqiptar të Kosovës e poashtu edhe për sportin.
Kushtet e dobëta dhe frika nga pushtuesi serb e bënin shumë të vështirë zhvillimin e ndeshjeve të futbollit, megjithatë dëshira për të luajtur gjente gjithmonë zgjidhje.
KF Llapi transportin deri te stadiumi e kryente me traktor, shkruan Indeksonline.
“Kjo fotografi tregon sakrificën e KF Llapit, transportin për 1 vit e kemi bërë me këtë traktor, prej Xhamisë së Llapit deri në fshatin Llukar. Ku i kemi zhvilluar lojët si vendas për 1 vit. Fotografi për gjeneratat e reja ta kuptojnë se të gjitha klubet në Kosovë kanë pasur këso vështirësi. Në traktor Emin Ajvazi me lojtarët legjenda te sakrificës, disa prej tyre janë: Fatmir Berisha, Ismet Haliti, Tafil Ajvazi, Naim Kastrati, Besnik Bulliqi, Rexhep Bajra. Le të me falin të tjerët se kanë qenë në tjetër traktor”, ka shkruar ish-futbollisti Avni Shala i cili i ka postuar fotografitë. /IndeksOnline/