12 vjeçari nga Prishtina që u zhduk ditën e diel, është kthyer përsëri shtëpinë e tij, transmeton Gazeta Metro.
Mëngjesin e së dielës, 12-vjeçari nga Prishtina ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer.
I ati, e ka paraqitur rastin në polici të hënën, një ditë pas zhdukjes së djalit, e për fat të mirë 12-vjeçari është kthyer në shtëpinë e tij po atë ditë kur edhe është paraqitur rasti.
Rastin për Express e ka konfirmuar Zyra për Komunikim e Policisë së Kosovës, të cilët kanë theksuar se i mituri është gjetur brenda ditës kur edhe është raportuar zhdukja e tij.
“I mituri është lajmëruar dhe është kthyer në shtëpi po atë ditë kur babai e ka paraqitur rastin në polici. Arsyet pse është larguar nuk i ka treguar, ka qenë largim i përkohshëm nga shtëpia, prindi i shqetësuar e ka lajmëruar rastin por fatmirësisht është kthyer”, ka thënë Bajram Krasniqi.