Sot në mbarë vendin është shënuar rëndia e dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Rënia e tyre kishte ndodhur pikërisht në Pestovë të Vushtrrisë, vend në të cilin sot ka bërë homazhe edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë ,Xhafer Tahiri.
Ai i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë komunalë ka vendosur kurora lulesh te vendi ku para 22vitesh kishin rënë tre dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
“Lavdi heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha! Gjaku juaj është liri për Kosovën, atdheun tonë të dashur!” ka shkruar Tahiri.