Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryeministri Haradinaj: Nuk do të lejojmë që dikush të vendosë pengesë korruptive në investime

    22/01/2019 | 12:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Është mbajtur takimi i radhës i Nivelit të Lartë të Sundimit të Rendit dhe Ligjit, në të cilën janë prezantuar të arriturat e fundit nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, veçanërisht për pakon e ligjeve anti-korrupsion dhe Rastet e Shënjestruara, në të cilin takim kryeministri e ritheksoi edhe njëherë se viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit ekonomik.

    Në fjalën e tij kryeministri Haradinaj e bëri të qartë se zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë me sundimin e ligjit dhe ndjekjen e veprave penale që pengojnë këtë zhvillim dhe se siguria e bizneseve sikurse edhe e
    investimeve të huaja është detyrë e secilit prej atyre që sot ishin në këtë takim.

    “Investitorët e huaj duhet të ndihen të sigurt se kapitali i tyre është i mbrojtur, se prokuroria është efektive, se gjykatat nuk vonojnë dhe se keqbërësit janë prapa grilave. Kosova ka hapur dyert për investitorë të huaj, kemi investimin më të madh direkt me vlerë prej 1.3 miliard dhe në pritje janë 11 projekte investuese
    strategjike me vlerë prej më shumë se 1 miliard Euro”, theksoi kryeministri Haradinaj, duke sqaruar se të gjitha këto investime si adresë e kanë shtetin dhe se nuk do të lejojnë që dikush të vendosë pengesë korruptive në këto investime.

    Në këtë frymë, kryeministri Haradinaj, sqaroi faktin se përse i kanë forcuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat dhe i kanë ndryshuar e forcuar ligjet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    “Për më shumë ne duhet të përfundojmë me sukses të gjitha rastet e shënjestruara. Këto raste tregojnë se askush nuk është mbi ligjin dhe se Kosova ka kapacitete dhe guxim për tu ballafaquar me raste komplekse. Kosova tashmë është në një fazë ku duhet t’i intensifikojë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim”, potencoi
    kryeministri Haradinaj.

    Kryeministri Haradinaj foli edhe për çështjen e vizave, ku tha se janë në fazën finale të liberalizimit të vizave dhe në këtë drejtim nuk bën të ndalen.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.