Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kosovarët kurrë nuk shkojnë tek mjeku pa u sëmurë

    13/01/2019 | 09:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sondazhet e fundit thonë se kosovarët nuk shkojnë kurrë të mjeku pa u sëmuar.

    Oda e Mjekëve të Kosovës në bashkëpunim me KOMS kanë realizuar një sondazh të titulluar “Kujdesi dhe qasja e mjekut ndaj pacientit”. Ky sondazh ka pas për objektiva matjen dhe njohjen e nivelit të kënaqëshmërisë së pacientëve me ofrimin e shërbimeve mjekësore.

    Identifikimi i shkaqeve të pakënaqësisë së pacientëve me shërbimet shëndetësore të pranuara, si dhe matjen e nivelit të njohurive të popullatës lidhur me kompetencat publike dhe rolin e Odës së Mjekëve të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

    Në sondazh janë anketuar 1500 pacientë, ku gjysma prej tyre kanë qenë meshkuj dhe gjysma femra nga 26 komuna të Kosovës. Shumica prej respodentëve kanë qenë të moshës 18-40 vjeç dhe më së shumti intervista janë realizuar në QKUK dhe QKMF të komunave.

    Rezultatet e sondazhit lidhur me ankesat më të shpeshta të pacientëve

    Mungesa e mjeteve të punës në institucionet shëndetësore – 4 nga 5 pacientë kanë hasur në mungesë të mjeteve të punës tek mjeku

    Mosrespektimi i orarit të punës nga ana e stafit – Vetëm 1 në 3 pacientë mendon që mjekët e respektojnë orarin e punës

    Mungesa e informacionit mbi barnat dhe efektet e tyre anësore – Gjysma e pacientëve janë të pakënaqur me sqarimet e dhëna nga mjeku mbi përdorimin e barnave dhe efektet e tyre anësore

    Mungesa e stafit mjekësor – Më shumë se gjysma e pacientëve mendojnë se stafi ështl i pamjaftueshëm

    Trajtimi jo i barabartë i pacientëve – Vetëm gjysma e pacientëve mendojnë se pacientët trajtohen në mënyrë të barabartë

    Pikat ku pacientët janë të kënaqur

    Aftësia diagnostike e mjekut – 9 nga 10 pacientë kanë besim në aftësinë diagnostike të mjekut

    Gatishmëria e mjekut për tu përgjigjur në pyetje – 9 në 10 pacientë janë të kënaqur me gatishmërinë e mjekut

    Sjellja e stafit mjekësor – 9 në 10 pacientë janë të kënaqur me sjelljen e stafit mjekësor

    Koha e kushtuar gjatë vizitës – 7 nga 10 pacientë janë të kënaqur me kohën që u kushton mjeku gjatë vizitës

    “Pjesa më e madhe e të anketuarve kanë thënë se nuk kanë qenë asnjëherë për vizitë vullnetare te mjeku”, thuhet në anketën e realizuar nga studentët. Madje edhe ata që kanë deklaruar të kundërtën, kanë thënë se nuk iu kujtohet kur e kanë vizituar mjekun.

    Pjesa më e madhe e pacientëve kosovarë, rreth 53 për qind janë të kënaqur mesatarisht me shërbimet mjekësore në Kosovë. 24 për qind e tyre janë shumë të kënaqur ndërsa 23 për qind janë pak të kënaqur.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.