Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kosova pëson regres në luftën kundër korrupsionit

    29/01/2019 | 10:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2018 e zhvendosin Kosovën prapa në ranglistën botërore. Kjo u bë e ditur sot gjatë konferencës për media të mbajtur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), degë e “Transparency International” – rrjetit global në luftën kundër korrupsionit, në të cilën u publikuan rezultatet e këtij indeksi.

    Me këtë rast Fjolla Uka nga KDI, theksoi se sikurse edhe në vitet e kaluara edhe këtë vit, Transparency International ka publikuar rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, i cili përdor një metodologji të sofistikuar shkencore

    Uka njoftoi se në nivel global, prej 180 vendeve që marrin pjesë në këtë vlerësim, Danimarka radhitet e para këtë vit me 88 pikë duke kaluar liderin e vjetëm Zelandën e Re i cili ka 87 pikë. Vendin e tretë e ndajnë Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicrra me 85 pikë.

    Arben Kelmendi deklaroi se Kosova sivjet ka humbur dy pikë në sistemin e vlerësimit të CPI (nga 39 sa kishte më 2017 në 37 pikë) dhe si rrjedhojë ka rënë nga pozita e 85-të në atë të 93-të.

    “Kosova me 37 pikë ende ndodhet nën mesataren globale prej 43 pikësh. Rankimi i dobët i Kosovës në Indeksin e sivjetmë i atribuohet kryesisht institucioneve të brishta të sundimit të ligjit, nivelit të lartë të mosndëshkueshmërisë së rasteve të korrupsionit, mungesës së llogaridhënies së zyrtarëve publikë, transparencën e pamjaftueshme dhe ngushtimin e hapësirës për pjesëmarrje qytetare”, ka shtuar ai.

    Një gjetje tjetër interesante nga krahasimi i rezultateve për vendet e rajonit tregon se i tërë rajoni po kalon nëpër një periudhë stagnimi dhe vetëm Maqedonia ka shënuar rritje prej 2 pikësh në krahasim me vitin e kaluar. Kapja e shtetit përbën njërën prej pengesave kryesore në luftimin e korrupsionit dhe vendosjen e drejtësisë.

    Burime të informatave për këtë hulumtim janë kryesisht raportet kredibile nga organizata ndërkombëtare si Freedom House, World Bank, Bertelsmann Foundation, Global Insight dhe Varieties of Democracy Project. Indeksi shfrytëzon sistemin e vlerësimit prej 100 shkallësh në të cilin vlerësimi maksimal do të thotë ‘vend i pastër nga korrupsioni’ kurse vlerësimi prej zero pikë do të thotë ‘vend shumë i korruptuar’.

    Sipas KDI, Kosova duhet të fokusohet urgjentisht në tre fusha në mënyrë që të shënojë përparim:

    Pavarësinë e sistemit të drejtësisë – Ndërhyrjet politike në punën e gjyqësorit po minojnë pavarësinë dhe punën profesionale të drejtësisë kosovare.

    Luftën kundër korrupsionit –Përkundër ndryshimeve të fundit të legjislacionit, krijimit të grupeve punese dhe mekanizmave përcjellës për krimet e nivelit të lartë të korrupsionit luftimi i korrupsionit vazhdon të mbetet njëra nga sfidat kryesore të shoqërisë kosovare. Institucionet vendore nuk duhet të vetëmjaftohen nga sinjalet pozitive të institucioneve të BE-së për progresin e shënuar në këtë fushë. Të gjitha hulumtimet serioze flasin për nivele të larta të nepotizmit, punësimit në baza partiake, emërimeve politike në borde të ndërmarrjeve publike etj.

    Në fushën e prokurimit publik kërkohet ngritja e transparencës në të gjitha fazat e procedures së prokurimit, hapja e kontratave, i menaxhimi i mirëfilltë i kontratave publike dhe ngritja e nivelit të llogaridhënies së zyrtarëve publik”, ka shtuar Kelmendi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.