Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kosova nuk ka kushte shtesë për liberalizim të vizave

    23/01/2019 | 15:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shteti i Kosovës i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe se nga Bashkimi Evropian (BE) nuk ka kushte shtesë për liberalizimin e vizave për kosovaret, transmeton Gazeta Metro.

    Ndonëse ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha para disa muajve jepte data dhe muaj për liberalizimin e vizave, ku dhjetorin e shihte si muajin që kosovarët do t’i gëzoheshin lajmit të shumë pritur, liberalizimi i vizave nga BE.

    Por, ajo e huqi këtë duke u arsyetuar se nuk e di pse ka ndodhur kjo, kështu sipas saj ishin premtimet nga zyrtarët e BE’së në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, madje kryeministri Haradinaj këtë e quajti si ‘tradhëti’ të BE’së ndaj kosovarëve për mos liberalizimin e vizave në dhjetor, pasi edhe vet ai kishte thënë se ajo do të jetë muaji i fundit, transmeton Gazeta Metro.

    Ndërkaq, ministrja Hoxha tani ka dhënë një tjetër deklaratë, ajo sot ka treguar se BE’ja është e interesuar për t’u siguruar se progresi për rastet e shënjestruara po vazhdon dhe se kushte tjera për liberalizimin e vizave nuk ka, pasi janë përmbushur të gjitha.

    “Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe nuk kemi kushte shtesë”, deklaroi Hoxha, transmeton Gazeta Metro.

    Në takim, morën pjesë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

    Mekanizmi track-record, apo rastet e shënjestruara, nga vendet anëtare të BE-së po shihet si një ndër treguesit kyç të sundimit të ligjit./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Humb jetën 15-vjeçari pas një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës
    • QKUK-ja jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën 40 vjeçarja
    • Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse
    • Vetëvendosje vazhdon me Haxhiun në seancën e 20-të, partitë tjera kërkojnë tjetër emër
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.