Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kosova eksporton 30 milionë euro shërbime inovative

    11/01/2019 | 10:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kosova eksporton shërbime të bizneseve inovative në vlerë prej 30 milionë euro, thotë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

    Në një takim të zhvilluar sot në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Haradinaj tha se kjo ministri po i mbështet bizneset inovative.

    “Sot zhvilluam një takim pune, ministri paraqiti angazhimet që i ka ministria gjatë këtij viti. Është një lajm i mirë kjo ministri ka arrit me qenë partnere me bizneset inovative. U fol përkrahja e investitorët e ri, ata inovativ që janë. I kemi disa brende shumë të mira dhe të ecim përpara. Ne eksportojmë shërbime të këtyre bizneseve inovative në vlerë prej rreth 30 milionë euro. Arsyeja e kësaj vizite është se kam thënë që ky vit do të jetë viti ekonomik dhe kjo ministri ka të bëjë pikërisht me ekonomi”, tha ai.

    Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha gjatë takimit me kryeministrin kanë shpalosur punët që po kryen ministria që ai udhëheqë si dhe ato të cilat priten të realizohen në vitin 2019.

    Kryeministri para gazetarëve ka folur edhe për grevën e paralajmëruar të mësimdhënësve.

    “Kam takuar sindikatën e mësimdhënësve, disa avancime kanë ndodhë. Në të kaluarën është marrë pagë shtesë tani shtesa është për me u kthy në pagën bazë. Tani jemi në diskutim për ligj do shohim mundësinë e amandamentimit në mundësinë që lidhet me mësimdhënësit”, tha ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.