Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, kanë nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Në këtë ceremoni u nënshkrua gjithashtu edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.
Ministri i brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa, tha se kjo marrëveshje është me rëndësi që të ngritët besueshmëria mes dy shteteve.
“Është mundësi e mirë që të ngritët besueshmëria mes të dyja shteteve. Kjo i ofron qytetarëve një korditet më të mirë për të qarkulluar lirshëm. Lidhjet mes Kosovës dhe Maqedonisë janë lidhje mjaftë të mëdha. Bashkëpunimet ngrisin siguri regjionale dhe ndërkombëtare”, tha ai.
Kurse, homologu i tij maqedonas, Oliver Spasovski, tha se kjo marrëveshje është një mundësi e mirë për të dyja shtetet.