Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kontrabanda në veri: Dëshmi se si shitësit e dyqaneve i marrin paratë për policinë

    12/01/2019 | 10:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar hulumtimin të lidhjes së policisë në veri të Kosovës me kontrabandistët.

    Në emision mund të shihen pamjet që ka realizuar ekipi i DNK-së për gjashtë muaj rresht sa është hulumtuar rasti.

    Për të kaluar një furgon i mbushur me mallra të kontrabanduara, nëpër rrugët dytësore të veriut të Kosovës duhet të bëhet një pagesë në disa vende apo dyqane në Leposaviq e Leshak.

    Në pamjet e filmuara mund të shihet se si grumbullohen paratë e dorëzuara nga persona të cilët synojnë të kalojnë rrugët dytësore pa policë, me kamionë e furgona të mbushura me mall të kontrabanduar.

    “U desh të kthehem dhe të lë edhe 10 euro dhe të blej diçka për të pirë. Më thanë që për dy herë duhet të paguaj 30 euro jo 20. Më duhet të lë ca para për Policinë kufitare për A…”, i drejtohet gazetari shitëses së dyqanit ku mblidheshin paratë.

    Në një lokal tjetër, ekipi i DNK-së i tregon shitësve se janë aty për të lënë para për të kaluar kufirin e për të mos pasur ndonjë pengesë.

    “A për policinë e ke fjalën? Nuk qenkemi kuptuar mes vete”, thotë shitësja e dyqanit.

    Ekipi tenton të marrë një emër se kush është shef i ndërrimit po atë ditë, por përgjigja e shitësit ishte e shkurtër.

    “Mos u brengos veç shkelja”, thotë shitësi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.