Komuna e Vushtrrisë gjegjësisht Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka hapur fazën e aplikimit për subvencionimin e kamatës për kredi për zhvillimin e agro bizneseve dhe bizneseve për të gjithë të interesuarit.
Mënyra e shfrytëzimit të këtyre subvencioneve do të bëhet me financimin e agro bizneseve me kredi nga BKT, kurse kamatën e kredive për përfituesit e këtij projekti e paguan komuna në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me BKT ’në.
Andaj ftohen të gjithë të interesuarit e posaçërisht të rinjtë dhe të rejat që duan të merren me zhvillimin e veprimtarisë agrobiznesore që të aplikojnë për këtë projekte të lartë shënuar :
Vlera e kredisë do të jetë minimumi 10.000,00€ dhe maximum 30.000,00 Euro
Aplikuesit duhet t’і plotësojnë kushtet si në vijim;
Aplikacionin;Të drejt aplikimi kanë personat mbi 18 vjet deri 65 vjet,
T jetë banorë i Komunës së Vushtrrisë si dhe veprimtarinë ta zhvillojë në Komunën e Vushtrrisë, Mjetet e kredituar të shfrytëzohen ekskluzivisht për investime Agro në veprimtari të ndryshme si në prodhimtari, përpunim, grumbullim etj.
Investimet duhet të jenë në ato veprimtari që krijojnë të hyra afatgjate dhe punësim,Dëshminë kadastrale për pronësi të parcelës ku do të bëhet investimi(fleta poseduese),Të kenë parakushte për zhvillimin e asaj veprimtarie,Të kenë kapacitet për të kthyer mjetet e kredituara nga banka,
Kopja e letërnjoftimit të aplikuesit;Vërtetimin mbi kryerjen e obligimeve komunale;Plani investiv për marrjen e kredisë.
Aplikohet në zyrën pritëse të komunës;
Afati і fundit për aplikim31/01/2019 ora 15:00
Vërejtje: Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve dhe tentimit për mashtrim do të aplikohen masa ndëshkimore duke mos i dhënë mundësi përfitimi për tre vitet e ardhshme.