Avokati kosovar, Arianit Koci të dielën është nisur për në Hagë, ku ka marrë obligim t’i mbrojë dy ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafën dhe Sami Lushtakun, të cilët po dyshohen nga Gjykata Speciale se kanë kryer krime gjatë luftës.
Përderisa është angazhuar t’i mbrojë dy klientët e tij, Koci ka gjetur kohë edhe ta impresionojë publikun holandez duke luajtur në piano, shkruan Insajderi.
Në videon të cilën vetë ai e ka publikuar në facebook, Koci shihet duke luajtur me pasion në piano, derisa ka thënë se po e zbavit popullin holandez.
“Duke e zbavitur popullin mik holandez. Pas pak, vazhdojmë me punë…”, ka shkruar Koci në përshkrimin e videos.