Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kjo do të jetë rritja e pagave për Policinë e Kosovës

    28/01/2019 | 18:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sipas një propozimi të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike që Gazeta Blic e posedon, nivelim të pagës do të ketë edhe në Policinë e Kosovës.

    Madje, pagat në këtë sektor sillen nga 1 mijë e 553 euro më e larta, deri tek më e vogla në 239 euro.

    Më i privilegjuari në këtë sektor të sigurisë së vendit do të jetë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës i cili ka koeficient 6.5. Sipas këtij koeficienti shumëzuar me koeficientin bazë prej 239 eurosh, paga mujore e tij do të jetë 1 mijë e 553 euro.

    Pak më poshtë i ranguar në Policinë e Kosovës do të jetë ndihmës drejtor i departamentit të policisë. Koeficienti i tij do të jetë 6, ku llogaritur me koeficientin bazë prej 239 eurosh, paga mujore e tij do të jetë 1 mijë e 434 euro.

    Pagë mbi një mijë euro do të kenë edhe kolonelët e nënkolonelët. Koeficienti i kolonelëve do të jetë 5, ku paga mujore i bie të jetë 1 mijë e 195 euro. Ndërsa, nënkolonelët në PK që kanë koeficient prej 4.55, do të kenë pagë mujore prej 1 mijë e 087 eurosh.

    Në këtë sektor, nën 1 mijë euro pagat do të jenë për majorët. Koeficienti i tyre do të jetë 3.9 ku paga mujore do të jetë 932 euro. Për kapitenët në PK, paga mujore do të jetë 717 euro, pasi koeficienti i tyre do të jetë 3.Në Policinë e Kosovës, togerët do të kenë koeficient prej 2.75, e që paga mujore i bie të jetë 657 euro. Pagë më të ulët se togerët, do të kenë rreshterët. Koeficienti i tyre prej 2.4 u mundëson atyre një pagë mujore prej 573 eurosh.

    Ndërsa, policët e lartë, me koeficient prej 2.2, do të kenë pagë mujore 525 euro. Policët, me koeficient 2, brenda muajit do të marrin 478 euro. Kurse, policët e rinj me koeficient 1.9, do të marrin 454 euro në muaj.E pagën më të ulët në këtë institucion do ta kenë kadetët policorë. Koeficienti i tyre 1 u mundëson atyre një pagë mujore prej 239 eurosh./Gazeta Blic

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.