KH Vushtrria do të jetë edhe më e fortë këtë sezonë pasi ka rikthyer në bankën e saj tre lojëtarët e saj, të cilët për kohë të gjatë mbrojtën ngjyrat e saj.
Janë lojëtarët Egzon Ademi dhe Armend Karaça që janë rikthyer nga KH Drenica, dhe Labinot Gubetini nga KH Drita.
Me ardhjen edhe të këtyre tre lojëtarëve Vushtrria rikthen gjasat për më shumë suksese për sezonin e ri pranveror.