Kapja që biznesi shqiptar po i bën tregut të Kosovës, pas vendosjes së taksës doganore për mallrat serbë është iniciativë e vetë sipërmarrjes, pasi orientimi nga qeveria ka munguar tërësisht.
Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve deklaron në A2 Business të Aurora Sulçes se Shqipëria duhet të ishte treguar më e koordinuar për të përfituar nga kjo mundësi, siç po bën Turqia dhe Maqedonia.
Shkodra e vlerëson pozitive nismën e hapjes së zyrës doganore për Kosovën në Portin e Durrësit, por sipas tij, janë të tjera barriera dhe tarifa që biznesi shqiptar paguan dhe që janë pengesa reale që frenojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.