Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Këta janë tre të arrestuarit për grabitjën e armattosur në qendrën tregtare në Deçan

    24/01/2019 | 12:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tre persona nga pesë të dyshuarit për grabitje të armatosur në Deçan, janë arresuar sot ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

    Sipas raportit rasti ka ndodhur të martën e 22 janarit, në një qendër tregtare kur viktimat e rastit duke dërguar pazarin ditor në bankë, nga një veturë e tipit Pasat me targa vendore ka dalë i dyshuari me armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 8000 euro (tetë mijë euro), duke u larguar në drejtim të panjohur, njofton Klan Kosova.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe inicialet e personave të arrestuar, ndërsa gjatë bastisjes tek i dyshuari i parë janë sekuestruar si prova materiale një armë e tipit ‘Zoraki M 906-B’ dhe vetura e tipit Pasat me targa vendore e cila dyshohet se ka qenë e involvuar në rast.

    Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

    B. K. i lindur 1992 m/k/sh

    F. B. i lindur 1992 m/k/sh

    G. S. i lindur 1995 m/k/sh

    Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme, njofton Klan Kosova.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.