Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kërkesa e Shefqet Krasniqit për kryeministrin Haradinaj: Mos e shkatërro shoqërinë me lojërat e fatit

    15/01/2019 | 21:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lojërat e fatit duhet të ndalohen me ligj, ashtu siç ka bërë Shqipëria, thotë hoxhë Shefqet Krasniqi. Ai në një intervistë për KosovaPost ka këshilluar kabinetin qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj t`iu thotë stop lojërave të fatit, në të kundërtën, sipas tij, do pëson shoqëria kosovare.

    Më tej, Krasniqi ka shpjeguar edhe atë se si e sheh feja islame përdorimin e lojërave të fatit. Sipas tij, lojërat e fatit janë të ndalura posi përdorimi i alkoolit.

    “Kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Është një prej punëve më të ndaluara. Përveç Kur’anit, këto vepra i ndalojnë edhe librat tjerë të shpallur nga Zoti. Allahu i Madhërishëm ua ka ndaluar njerëzve pirjen e alkoolit dhe lojërat e fatit në një ajët. Ka thënë: “Me të vërtetë dhe pa asnjë dyshim alkooli të gjitha llojet e tij, lojërat e fatit dhe të gjitha llojet e tyre janë vepra të ndyra të shejtanit të mallkuar”.

    Sipas Dr. Shefqet Krasniqit, lojërat e fatit janë sherr, janë shkaktarë të dhunës në familje, të kriminalitetit, dhe janë shkaktarët kryesor që qojnë në vrasje dhe vetëvrasje të njerëzve.

    “Lojërat e fatit janë sherr i vërtetë. Nuk ka të keqe në këtë dynja që nuk vjen prej aty, e që del nuk prej aty. Ka edhe shkaqe të tjera që qojnë kah dhuna në familje, kah vetëvrasja. Por, ama, lojërat e fatit janë ndër shkaqet kryesore të dhunës në familje dhe shkatërrimit të familjes”.

    Ai nuk pajtohet se me koncept-dokumentin e miratuar nga qeveria do të rritet zhvillimi ekonomik e mirëqenia sociale. Ai thotë se shoqëria shkatërrohet nga të gjitha aspektet nëse rritet numri i lojërave të fatit.

    “Kjo shoqëri duhet t`i thotë stop lojërave të fatit deri në kiamet, çdo lojë, çdo bixhoz, kumarhane duhet të ndalohet me ligj. E nëse dëshirohet për njëmend të shkatërrohet kjo shoqëri, atëherë le të lejohet hapja e tyre në çdo rrugë, e në çdo vend….”.

    Dr. Shefqet Krasniqi ka frikën se përkrahësit e lojërave të fatit do të mallkohen nga gjeneratat që vijnë. Ai propozon që Qeveria e Kosovës të merr për shembull qeverinë në Shqipëri.

    “I bëjë apel kryeministrit tonë të shikojnë në vëllezërit tanë përtej kufirit. Ata kanë avancuar mirë në këtë drejtim”.

    Krasniqi ndërlidh lojërat e fatit me shitjen e armëve dhe drogës. Sipas tij, nuk ka dallim mes një individi që shet armë e cila vret njerëz dhe lojërave të fatit që vrasin gjithashtu, por në mënyrën e vet, raporton KosovaPost.

    Javë më parë, Qeveria e Kosovës, ka miratuar koncept-dokumentin, përmes së cilit synohet të rregullohet veprimtaria e lojërave të fatit. Sipas këtij koncept-dokumenti, përfitimet do të jenë të mëdha. Zhvillimi ekonomik, rritja e vendeve të reja të punës, rritja e investimeve të huaja direkte, mirëqenia sociale e të tjera, janë vetëm disa prej tyre. /Kosovapost.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.