Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kercënohet kryeministri Haradinaj, gjykata merr vendim për të dyshuarin

    12/01/2019 | 20:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është kërcënuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
    Personi në fjalë është ndaluar më datën 11 janar ndërkaq që ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar një kallëzzim nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, kundër të pandehurit B.E. për shkak të kryerjes së veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kudnër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 144 paragrafi 1, lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 136 e 135 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    “I pandehur B.E. gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitijen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, më mbishkrimin “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar, e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS”, bëhet e ditur në komunikatë.

    Sipas kallëzimit penal, e gjithë kjo ka ndodhur me qëllim të frikësimit serioz të popullatës apo që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë, ka bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit ku i është sekuestruar një “Iphone 6” pasi që i është gjetur një fotografi kërcënuese si dhe një thikë.

    I pandehuri B.E, është ndaluar më datë 11 janar 2019, si dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë. /Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.