Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahirit: ‘Nuk do të kisha guxim të martohesha me maqedon, kështu i përgjigjet ajo

    28/01/2019 | 10:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Besjana Kasami e njohur si Big Mama në kuadër të emisionit të saj “Mama’s Trip” të TV 21, këtë fundjavë ishte në Bansko të Bullagrisë.

    Në këtë vend, Big Mama zhvilloi një intervistë me këngëtaren e njohur dhe shumë të përfolur në mediat shqiptare, Adelina Tahirin, e cila po qëndronte për pushime në atë vend.Gjatë bisedës së zhvilluar, Big Mama tregon që nuk do të kishte pasur guxim të martohej me një maqedon edhe pse është një femër shumë e guximshme.

    “Unë për veten time nuk kisha pat guxim, po të them të drejtën edhe jam një femër shumë e guximshme, po një gjë të tillë nuk kisha mund ta bëjë.”, i ka thënë Big Mama këngëtares. Ndërsa, Adelina Tahiri i thotë që nuk e bënë sepse ende nuk je dashuruar.

    Sa i përket martesës me Serjozha Markov, këngëtarja është shprehur që sigurisht që do të ishte dëshira e saj dhe e familjes të martohej me dikë të moshës, fesë dhe shqiptar, por që sipas saj Zoti nuk dhuron gjithmonë perfeksion. “Unë nuk jam nacionaliste, unë jam patriote, unë e du kombin tim i respektoj kombet e tjera edhe fetë e çdo gjë, por mbi të parat e vë fenë time dhe kombin tim. Unë partnerin që kam marrë nuk më ndryshon asnjë gjë, sigurisht që kishte qenë dëshira e familjes time dhe dëshira ime të kem një shqiptar, të kem një të fesë time, një të moshës time do të ishte diçka e përkryer, por Zoti gjithmonë përkryerje nuk të jep’, ka thënë Adelina për martesën e saj me maqedonin.Adelina Tahiri në dhjetor të vitit 2017 është martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov martesë kjo e cila bëri bujë të madhe në mediat rozë. Ata tani janë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon./21Media

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.