Gjithsej 72 foshnje kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendërs Klinike Universitare të Kosovës, vetëm për tre ditë, transmeton Gazeta Metro.
42 prej këtyre foshnjave i takojnë gjinisë femërore, kurse 30 të tjera gjinisë mashkullore.
‘Janë 72 foshnje dhe 42 i takojnë gjinisë femërore, kurse 30 gjinisë mashkullore’, thuhet në njoftim.
Ndërsa, njëra nga nënat lindi binjakë.
Sipas raportit të QKUK, 24 lindje u kryen me operacion dhe 22 gra u bën nëna për herë të parë./gazetametro.net