Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kamenica fiton 150 mijë euro grant për performancë mjedisore

    10/01/2019 | 19:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komuna e Kamenicës, është radhitur e treta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

    Për këtë, ka shkruar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili është shprehur i lumtur.

    “Jam shumë i lumtur që Komuna e Kamenicës është radhitur e treta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”. Sot pranova donacionin në vlerë prej 150.000 € nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Fatmir Matoshi dhe drejtorit të Let’s Do it Kosova z.Luan Hasanaj. Kamenica është një nga qytetet më të pastra të Kosovës falë kulturës së banorëve për mbrojtjen e pasurive gjelbëruese. Komuna jonë u vlerësua me plot meritë për punën e vazhdueshme që e kemi bërë me task forcën komunale, në krye me koordinatorin dhe njëherit Nënkryetarin e Komunës z.Faton Jakupi. U jam mirënjohës të gjithë atyre që na ndihmuan në aksionin për pastrimin e Kamenicës”, ka shkruar ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.