Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kadri Veseli: Po, unë e propozova taksën 100%, dhe nuk i bie pishman për asnjë moment

    29/01/2019 | 21:11
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ai është autor i taksës 100% ndaj mallrave Serbisë.

    “Nuk kam dashur që të marrë meritat, mirëpo unë jam ai që kam propozuar taksën 100% dhe qëndroj fuqishëm pas saj”, tha ai, raporton Gazeta Blic, duke shtuar se ai nuk është pishman.

    Ai ripërsëriti se pas kërkesës së SHBA-ve për suspendim, ai ka kërkuar që kjo të ndodhë për 120 ditë.

    “Ne nuk e kemi vënë taksën as ndaj bizneseve amerikane e as evropiane”, tha ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

    Veseli tha se taksa 100% nuk e ka rrezikuar partneritetin me SHBA-në.

    I pari i PDK-së tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kërkuar heqje të taksës, por vetëm suspendim të saj.

    E, kjo sipas tij po ndodhë për shkak të dialogut.

    Sipas tij, taksa ishte si përgjigje ndaj agresivitetit që Serbia dhe Bosnja ndërmerrnin ndaj shtetit të Kosovës./GazetaBlic/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.