Ka vdekur të hënën gazetari dhe korrespodenti i RTK’së në Mitrovicë, Latif Voca. Vdekjen e gazetarit të trasnmetuesit publik, e kanë njoftuar të afërm të tij.
Latif Voca ka punuar si korrespondent i RTK-së nga Mitrovica, e më pas edhe në Radio Kosovë.
Sipas të afërmve të tij, Voca ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër. Varrimi i gazetarit do të bëhet të martën në varrezat e Shipolit në Mitrovicë. /gazetametro.net