Rruga “Selatin Gërxhaliu” e cila për një kohë të gjatë ishte e pandriquar duket se më në fund do të bëhet me ndriçim.
Kjo pasi sot ka filluar projekti për shtrirjen e ndriqimi në këtë rrugë e cila më parë ishte e pandriquar, duke lehtësuar kështu qarkullimin gjatë natës dhe siguri më të madhe si për nxënësit ashtu edhe për qytetarit.
Këtë projekt investiv e ka njoftuar edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Sedat Rashica.
Ai ka njoftuar në llogarinë e tij të facebookut se ka filluar së realizuar ky projekt.
VushtrriaOnline ka raportuar edhe më parë për mungesën e ndriqimit në këtë segment rrugor.