Liverpooli po kalon momente të jashtëzakonshme në Premier Ligë.
Për herë të parë, ‘The Reds’ kanë gjasa reale që ta fitojnë titullin në ishull pas afro 30 vjetësh, shkruan GazetaBlic.
Mirëpo një gjë interesante ka ndodhur këto ditë në kampin e kuq të Merseyside. Një tifoz ka mbushur 104 vjet, derisa trajneri gjerman i ka dërguar një letër atij, ndërsa i’a ka bashkangjitur edhe biletën e takimit të kësaj xhiroje.
“I dashur Bernard, dua të ta uroj personalisht ditëlindjen e 104-të. Shpresoj se do t’i shijosh festimet me familjen dhe shoqërinë. Të falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që ke treguar ndaj klubit. Nuk do të ecësh kurrë i vetëm”, shkruhet në letrën e dërguar nga Klopp.