Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Jovanoviq: Pas Kosovës, Sanxhaku, Presheva, Vojvodina

    26/01/2019 | 11:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije – DSS) Milosh Jovanoviq ka deklaruar se dorëzimi i Kosovës do ta hapte shumë shpejt çështjen e rajonit të Rashkës (Sanxhakut), jugut të Serbisë (Luginës së Preshevës) dhe të Vojvodinës.

    Ai, siç përcjell portali “danas”, në tribunën e kësaj partie në Kralevë ka thënë se kjo do të thotë që në të ardhmen brezat do të merren me gjeopolitikë në vend se të merren me ekonomi dhe zhvillim të Serbisë, transmeton Koha.net.

    “Situatën duhet mbajtur në gjendjen e konfliktit të ngrirë, që do të thotë se aktualisht nuk ka zgjidhje përfundimtare“, ka thënë Jovanoviq.

    Lideri i DSS-së ka theksuar se në vepër është “tradhtia e hapët”.

    “Kur Vuçiqi thotë s se “po lufton për kufizim”, kjo do të thotë pranim i secesionit dhe i pavarësisë së 90-95 për qind të territorit të Kosovës”, ka vlerësuar Jovanoviq.

    “Dikush në vitin 1999 ka mundur t’iu thotë ushtarëve e policëve në Kosovë se kot po e japin jetën pasi disa po e planifikojnë dorëzimin e Kosovës. Atë që e ka ndër mend ta bëjë Vuçiqi, s’e ka pasur kurrë askush ndër mend në këta gjashtë shekuj të fundit”, ka thënë ai.

    Kryetari i Lëvizjes shtetformuese Slobodan Samarxhiq ka thënë se pushteti i Serbisë e ka detyrim moral, politik dhe kushtetues ta mbrojë Kosovën.

    “Kosova përkohësisht është territor i marrë. E nëse hiqet dorë nga ai territor, nga pikëpamja ndërkombëtare, pronar bëhet ai me të cilin është bërë marrëveshja“, ka thënë Samarxhiq, transmeton Koha.net .

    Ka vlerësuar se pushteti do të mundë të bënte kthesë në politikën kosovare që e zhvillon, porse ai këtë nuk po e bën.

    Sipas zyrtarit tjetër të DSS-së ,Milosh Koviq, Serbia tani ndodhet në prag të tradhtisë më të madhe gjatë historisë.

    “Nacionalizmi biologjik, territoret e pastra etnike janë ide të kryetarit të Republikës dhe të ministrit të saj të Punëve të Jashtme“, ka thënë Koviq.

    Ai ka vlerësuar se për Serbinë nga Perëndimi po përgatitet skenari i njëjtë si për Maqedoninë e Malin e Zi.

    Koviq ka thënë se është mirë që në Serbi po mbahen protesta, “sepse pushteti po luhatet”, por nuk është mirë që në protesta nuk po përmendet tema e Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.