Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ish-talenti i madh i kthehet fushës pas 4 vjetësh e gjysmë

    18/01/2019 | 09:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dikur talenti më i madh i futbollit në vend është i gatshëm për një tentim tjetër.

    Lorik Aliu, lojtari që si i ri kishte kaluar provat te Borussia Dortmundi, shpreson që 2019-a të jetë vit i tij. Mbi të gjitha shpreson që të mos ketë telashe me lëndime, përkatësisht që gjuri i tij të përballojë ngarkesat. Pa telashe shëndetësore, Aliu është plot besim se do t’ia dalë, shkruan sot Koha Ditore.

    Tani 22-vjeçar, Lorik Aliu të enjten firmosi kontratë dyvjeçare me skuadrën e Llapit, njërën prej skuadrave pretendente për titull të kampionit të Kosovës në futboll.

    Për nga niveli Llapi është larg prej skuadrave që katër-pesë vjet më parë e kishin në listat e tyre emrin e Lorikut. Por për një lojtar që ka pushuar katër vjet e gjysmë, Llapi mund të jetë shpëtimtar.

    Aliu ka gjashtë muaj që stërvitet me Llapin. Deri të enjten nuk kishte kontratë me skuadrën nga Podujeva, që si shpërblim për nivelin e shfaqur në stërvitje i ka ofruar kontratë për dy vjet. Te Llapi presin që lojtari prishtinas të japë kontribut në rrugën që besojnë se do t’ua sigurojë titullin e kampionit.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.