Gjatë 24 orëve të fundit, 178 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
42 prej tyre, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, ndërsa kishte edhe 26 raste kirurgjike, 80 internistike dhe 26 ortopedike.15 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik. Për mjekim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 32 pacientë.
Ndërkohë, Në Emergjencën e Pediatrisë të Klinikës së Pediatrisë në QKUK, për 24 orë, janë trajtuar 74 raste. 22 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartet e ndryshme të Klinikës së Pediatrisë.Sipas të dhënave, ndërkaq, 71 pacientë janë kontrolluar në ambulancat specialistike nga mjekë të profileve të ndryshme.