Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hyseni: Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj do ta hendikeponte shumë Kosovën

    10/01/2019 | 21:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës në Qeverinë e Isa Mustafës, Skender Hyseni ka thënë se Grupi i Dialogut që është votuar në Kuvendin e Kosovës, dallon nga ai që ishte në kohën e para shpalljes së Pavarësisë.

    Hyseni në RTV Dukagjini ka thënë se tash nuk ka më nevojë për një Grup Uniteti siç ishte ai para Procesit të Vjenës, por sipas tij ky grup do të duhet të përfaqësojë subjektet politike në bazë të peshës që kanë në Kuvendin e Kosovës.

    “Grupi i Unitetit kishte 15 anëtarë, ndërsa tani ky grup nuk duhet të ketë më shumë se 5 anëtarë”.Zyrtari i LDK-së ka thënë se LDK duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë dhe se këtë kërkesë ai e ka bërë në të gjitha takimet e Kryesisë së LDK-së.

    “Kur kemi të bëjmë me interesa nacionale, askush nuk duhet të abstenojë nga procesi…Nuk kam hetuar ndonjë përpjekje serioze për ta ftuar LDK-në në dialog”, tha ai.

    Hyseni ka thënë se është kundër zgjedhjeve të reja parlamentare në këtë kohë, për shkak të proceseve në të cilat ndodhet Kosova.

    “Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj do ta hendikeponte shumë Kosovën në këtë stad. Sot në Kosovë nuk mund të rrëzosh asnjë qeveri pa votën e Listës Serbe. Dikush mund të polemizonte me mua se të tjerët rrëzuan Qeverinë Mustafa me votën e Listës Serbe, dhe kjo është e saktë. Por, partitë politike janë të ndryshme për të bërë ndryshime. Ne nuk mund të pretendojmë te jemi ndryshe nëse përdorim mekanizmat e njëjtë”, deklaroi Hyseni.

    Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se Hashim Thaçi mund të akuzohet për shumëçka por, sipas tij Presidentit me kushtetutë i takon të prijë me politikën e jashtme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.