Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë që taksa 100 për qind për mallrat e Serbisë, nuk do të hiqet, njofton Gazeta Blic.
Hoxhaj në RTV Dukagjini, ka deklaruar se kanë pasur diskutime edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe është marrë vendim që taksa të mos hiqet. Po ashtu ai ka shtuar se për vendime të mëdha vendos Partia Demokratike e Kosovës.
“Ne kemi pasur diskutime me presidentin Hashim Thaçin dhe me të tjerë, ne kemi marrë vendim që taksa të mos hiqet. Për tema të mëdha vendos Partia Demokratike e Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.
Kundër taksës 100 për qind janë deklaruar SHBA dhe BE, ata kanë kërkuar që taksa të hiqet urgjentisht. Por, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pohuar se taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njohë Kosovën./Gazeta Blic./