Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Historia e rrallë e dy binjakëve shqiptarë, reagon ministri Salvini

    27/01/2019 | 21:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, të dielën, reagoi në lidhje me dy binjakët shqiptarë, që s’mund të dënohen nga gjykata italiane për shkak të ADN-së pothuajse identike edhe pse akuzohen si autorë të disa vjedhjeve të bujshme në Itali.

    Salvini ka postuar në rrjetin social Facebook një shkrim të prestigjiozes italiane “La Repubblica”, shoqëruar me diçiturën: Come si fa?! (Si i bëhet)?

    Një postim i tillë mori vëmendje shumë të madhe edhe nga ndjekësit e ministrit Salvini, duke u shoqëruar me mijëra komente dhe reagime.

    Autoritetet italiane kanë liruar binjakët shqiptarë Eduard dhe Edmond Trushi, të cilët mbaheshin në qeli për vjedhjen e disa banesave.

    Në fakt njëri prej tyre akuzohet, mirëpo gjykata italiane ka vendosur që t’i lejë të lirë të dy, pasi nuk përcakton dot se cili prej tyre është autori.

    Kjo, për shkak të ADN-së. Gjykata tha se ADN-ja e tyre është pothuajse identike dhe nuk mundet të përcaktohet kush prej tyre është fajtor.

    Për më tepër, ata kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtat tatuazhe. Por mbi të gjitha është gjenetika ajo që i shpëton nga hekurat dy shqiptarët.

    Si u zbuluan?

    Në vitin 2010, njëri prej tyre kishte hyrë për të vjedhur në një apartament në Nogarole Roça dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nipit të pronarit të shtëpisë.

    Pasi u largua nga banesa, aty kishte harruar kapelen e tij. Autoritetet mundën të gjenin gjurmë të ADN-së që çoi më pas në zbulimin e tyre.

    Mirëpo, tashmë nuk mund të përcaktohet se cili prej binjakëve është fajtori i vërtetë.

    Ata kanë ADN pothuajse të njëjtë dhe hetuesit e kanë të pamundur të identifikojnë cili prej tyre është autori i vërtetë.

    Një ekspert i policisë shkencore në Itali tha se për të zbuluar ndyshimet e vogla në ADN-në e tyre, duhet të bëhen analiza shumë komplekse në laboratorë shumë të specializuar.

    Për këtë arsye, gjykata italiane vendosi lirimin e tyre nga qelia.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.